Audio përgjimi, Prokuroria pushon hetimet për Denar Bibën
Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-kryetarin e KQZ, Denar Biba.
Një përgjim i publikuar në median e shkruar online, akuzon Bibën se ka shantazhuar në emër të qeverisë shqiptare gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku.
Në përgjim teksa flitet për mundësinë e shtyrjes së vendimeve për çështjen e pronave mes shtetit dhe qytetarëve shqiptarë në vitin 2014, ndër të tjera dallohen fjalët e nënkryetarit të KQZ-së, i cili thotë:
” A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”
Pas kësaj fjalie pretendohet se Denar Biba po i kërkonte në emër të qeverisë, gjyqtarit Bianku të ndikonte tek Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut për të shtyrë vendimet që kishin të bënin me çështjen e pronave për Shqipërinë.

