Autoboti me çimento del nga rruga në Fushë-Krujë, plagosen dy persona
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fushë-Krujë-Tiranë.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur sot dhe se ka qënë një autobot çimentoje që ka dalë nga rruga dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Thumanës rreth orës 15:45.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

