“Autorët me skafandra dhe rroba të zeza”, Policia: si iu bë atentat kampionit të Shqipërisë në boks
Policia e Shkodrës zbardh skemën e atentatit që iu bë pak orë më parë boksierit të njohur të Vllaznisë, Nelson Hysa.
Në momentin që ai do futej për tu qethur në një berberanë në lagjen “Qemal Stafa” në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, dyshohet se dy persona me motor me skafandra në kokë dhe me rroba të zeza i janë afruar, ndërsa njëri prej tyre e ka qëlluar njëherë me armë zjarri pistoletë në pjesën fundore të barkut dhe janë larguar menjeherë.
Menjëherë pas plagosjes, rreth orës 14.30 boksieri 32-vjeçar u transportua në spitalin Rajonal Shkodër.
Shtetasi N.H për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Në vendngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë e qitur nga armë zjarri Pistoletë. Janë ngritur pika kontrolli si dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
/BW

