Autoriteti i Konkurencës hap procedurën hetimore për blerjen e energjisë nga OSHEE
Ky hetim bazohet në vendimin e muajit shtator 2014 të marrë nga Autoriteti i Konkurrencës dhe synon të evidentojë kufizimet e mundshme të konkurrencës nga sjellja e pjesëmarrësve në procedurat e prokurimit të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve nga OSHEE, të cilat mund të sjellin pengimin, kufizimin dhe shtrembërimin e konkurrencës në treg, sipas Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Komisioni i Konkurrencës së fundi zhvilloi një takim konsultues me Bordin Drejtues të ERE, ku kërkoi që ky ent të bëjë trasparente rregullat dhe procedurat e procedurat e blerjes së energjisë për mbulimin e humbjeve. Në takim është rënë dakort që Autoriteti i Konkurrencës, ERE dhe OSHE të rrisin konkurrencës në tregun e blerjes së energjisë elektrike.
Rekomandimet e konkurrencës synojnë të nxisin pjesëmarrje në procedurat e blerjes së energjisë, të sigurojnë trajtim të barabartë dhe jodiskriminues për të gjithë pjesëmarrësit në procedurën e blerjes së energjisë, të garantojnë besim publik dhe transparencë në procedurat e blerjes së energjisë elektrike dhe kosto sa më të ulta.
Autoriteti i Konkurrencës ka rekomanduar rishikim të vendimit 30, datë 23.3.2001 të ERE-s “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të blerjes nga KESh SH.A” duke kërkuar që pranimi, vleresimi dhe negocimi i ofertave të kryhet në prani të ofertuesve, si një mënyrë që rrit besueshmërinë e procesit dhe konkurrencën mes ofruesve, hap tregun dhe lejon të gjithë, edhe prodhuesit vendas të energjisë që të marrin pjesë në tenderat për energjinë elektrtike, që do të blejë OSHEE.

