Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 21 Nëntor 2026, 15:12 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike? Studentët e Lëvizjes Studentore Kombëtare kanë prezantuar sot qëndrimet dhe synimet e tyre në një deklaratë për mediat, të mbajtur në ambientet e Universitetit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Dialog me studentët
  • Jakup Krasniqi
  • Neda Balluku
  • Alarm bombë
  • Elisa Spiropali
  • Erkan Nika
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Avokati: Çfarë na tregon vendimi i GJEDNJ për SkyECC

Aktualitet E enjte, 2 Maj 2024 10:50
Avokati: Çfarë na tregon vendimi i GJEDNJ për SkyECC
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Avokat Gurali Brahimllari: 

Gjykata Europiane e Drejtesisë (Dhoma e Madhe), në datën 30/04/2024, shpalli VENDIMIN për çështjen C-670/22, duke përcaktuar se traskiptet e ardhura nga autoritet gjyqësore franceze përbëjnë “përgjime të telekomunikacionit”. Ky vendim i GJED-së lidhet me kërkesën e Gjykatës së Berlin (Gjermani), mbi disa problematika të zbatimit në vendet e ndryshme të BE, të transkipteve të përgjimeve të komunikimeve të platformës Encrochat të cilat janë kryer prej autoriteteve franceze nëpërmjet një paisje teknike që ka depërtuar në trafikun e komunikimeve të bazuara në internet.

Në këtë Vendim, Gjykata edhe pse konfirmon parimin e njohjes reciproke të vendimeve gjyqësore të vendeve anëtare, duke e cilësuar këtë parim “gurin themelor” të bashkëpunimit gjyqësor në çështjet penale, kërkon që provat e dërguara nga gjykata franceze me Urdhrin Europian të Hetimit Penal, të verifikohen nga autoriteti gjyqësor i vendeve të tjera, nese janë marrë në përputhje me procedurën e parashikuar nga legjislacioni i brendshme dhe nëse janë në harmoni me parimet e të drejtës së shtetit përkatës.

Dhoma e Madhe e GJED, përcaktoi qartësisht se depërtimi i pajisjeve terminale, që synojnë nxjerrjen e të dhënave në lidhje me trafikun, vendndodhjen dhe përmbajtjen e bisedave që kryhet nga një shërbim komunikim të bazuar në internet, përbën “përgjimin e telekomunikacionit”.

Madje, Dhoma e Madhe konfirmoi parimin e sovranitetit shtetëror mes vendeve anëtare, sepse përcakton se vendimi i përgjimit për shtetasit që ndodhen në vende të tjera të BE, duhet t’i njoftohet paraprakisht prej auoriteteve franceze, autoritetit të caktuar për këtë qëllim nga shteti anëtar në territorin e të cilit ndodhet personi që i nënshtrohet përgjimit (Gjermani). Ndërsa sipas nenit 31 të Direktivës 2014/41, Gjykata përcakton se kjo dispozitë synon gjithashtu të mbrojë të drejtat e përdoruesve të prekur nga një masë “përgjimi telekomunikacioni”.

Mund t'ju interesojë

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Para 4 minutash
Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Macron paralajmëron agresion rus: Incidentet në Europë në nivel të ri

Para 2 orësh
Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Çfarë thotë raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë?

Para 2 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Duke kujtuar lexuesin në lidhje me shtjellimet e bërë publike në median e shkruar dhe atë vizive, që nga nëntori i vitit të kaluara e në vijim, në lidhje me përdorimin e të dhënave të dërguara nga autoritet franceze për përdoruesit e platformës SkyECC (shih shkrimet “Legjislacioni francez mbi përgjimet e komunikimeve te enkriptuara dhe perdorimi i rezultateve të tyre; Të reja mbi përgjimet e SkyECC dhe përdorimin e rezultateve të tyre në procesin penal; Aplikacioni ByLock, dënimi i “Gylenistëve” dhe jurispredenca e GJEDNJ-së etj), konstatojmë me krenari se qëndrimi ynë është krejtësisht në harmoni edhe me konkluzionet e GJED-së.

Këto konkluzione të GJED, duket se, jo vetëm konfirmojnë përfundimet e vendimit të datës 29/02/2024 të Seksioneve të Bashkuara Penale të Gjykatës së Kasacionit në Itali, (për çështjet e lidhura me transkriptet e bisedave të përgjuara në platformën SkyECC), por kanë thelluar më tej qëndrimin në favor të drejtave të të dyshuarve si përdorues të aplikacioneve të enkriptuara, transkiptet e të cilëve kanë ardhur me letërporosi nga Gjykata Franceze. Kujtojmë se Seksionet e Bashkuara krahës përcaktimit se mesazhet (transkriptet) e shkëmbyera në platfomën SKYECC, janë rezultate të përgjimeve, për përdorimin e tyre si provë në procesin penale, kërkuan që autoritetet gjyqësore italian “të verifikojnë respektimin e të drejtave themelore (të të dyshuarit), duke përfshirë të drejtën e mbrojtjes dhe garantimin e një gjykimi të drejtë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kështu Gjykata e BE përcakton mbrojtje më të thellë të këtyre të drejtave sepse, duke interpretuar nenin 14 (7) të Direktivës, imponon gjykatësin penal kombëtar që, në kuadër të një procedimi penal të nisur në ngarkim të një personi të dyshuar për veprime kriminale, të mos i konsiderojë si provë informacionet e ardhura, nëse të dyshuarit dhe mbrojtes së tij nuk u jepet mundësia të bëjnë mbrojtje efektive, apo të paraqesin në mënyrë efikase verejtjet e tyre, për këto informacione, të cilaj kanë ndikim thelbësor në vlerësimin e fakteve.

Ndërsa në kontektin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, përpos fakti se bashkëpunimi në fushën penale bazohet në Konventën e KiE të vitit 1959, përfundimet e GJED, konfirmojnë qëndrimin se rezultatet e përgjimeve të bisedave të të dyshuarve si përdorues të platformës SkyECC, edhe pse kanë ardhur me letërporosi prej autoriteteve gjyqësore franceze, nuk mund të përdoren për të justifikuar paraburgimin dhe dergimin në gjyq të këtyre personave, sepse, transkiptet jane rezultate të përgjimit masive, që janë përftuar me nderhyrje në fluksin e bisedave të të gjithë komunikuesve, në shkelje të parashikimeve të legjislacionit procedurial shqiptar dhe mos repspektim të garancive kushtetuese për fshehtësinë e korespoendencës dhe e çdo mjeti tjetër komunikimi.

Për më tepër, vendimi i shpallur në datën 30/04/2024 nga GJED, duke imponuar gjykatësin penal të çdo shteti anëtar që të ëprjahstojë përodkrimin e traskipteve nëse nuk janë bërë trasparente mënyrë e mbledhjes së tyre, në kontekstin e proceseve penale që po zhvillohen në Shqipëri, nuk mund të mos kete të njëjtën ndikimi, në kushtet kur, nga përmbajtja e letërprosisë së ekzekutuar nga autoritetet Franceze, rezulton se është mbajtur qëndrim diskriminues, në krahësim me qasjen e treguar për autoritetet e tjera gjyqësore (p.sh për gjykatat italiane).

Kujtojmë të interesuarit se Gjykata e Apelit në Paris nuk ka dërguar për autoritet tona gjyqësore, asgjë tjetër veç një CD me transkiptet e përgjimit masiv, duke mos bërë transparente, jo vetëm të dhënat e pajisjes përgjuese dhe mënyrën e përdorimit të saj, por as vendimin e gjykatësit francez që ka lejuar përgjimin, vendimet e tij për zgjatjen e afateve të këtyre përgjimeve dhe as çertifikimin e vërtetësisë së rezultateve të tyre.

Prandaj rezulatet e përgjimeve duhet të përjashtohen, edhe për këtë shkak, nga përdorimi i tyre si provë, në proceset tona penale.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 4 minutash

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!
Para 9 minutash

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi
Para 15 minutash

Real Madrid falas: Pérez paralajmëron platformë për tifozët në Indi

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit
Para 27 minutash

Ka nisur protesta, policia bllokon rrugën për të ndaluar protestuesit

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)
Para 16 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (video)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 18 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 20 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026
Para 9 orësh

Horoskopi i ditës, 21 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.