FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i njohur Genc Gjokutaj: Apeli do vendosë mospranimin e ankuesit Alibeaj and co!

Avokati Genc Gjokutaj deklaron se se: 

më datën 3 mars Gjykata e Apelit Tiranë nuk do të gjykojë statutin e Rithemelimit e PD të datës 11 dhjetor 2021 pasi:
1. Gjykata e Apelit në fillim të gjykimit në bazë të ligjit verifikon praninë e palëve dhe legjitimimin aktiv të tyre dhe posaçërisht legjitimimin e ankuesit (Alibeaj &Co) që ka ankuar çështjen!
2. Gjatë verifikimit të legjitimimit aktiv të ankuesit (Alibeaj & Co) Gjykata e Apelit do të konstatojë se ankuesi jo vetëm që nuk ka qenë pale në gjykimin në shkallë të parë por as e ka kërkuar një gjë të tillë me kërkesë për njohjen e tyre (Alibeaj & Co) si palë e interesuar!
3. E vetmja kërkesë që ankuesit (Alibeaj & Co) kanë bërë gjatë gjykimit në shkallë të parë ka qenë përjashtimi i gjyqtarit të çështjes Z. Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes! Kjo kërkesë i ka kaluar për shqyrtim gjyqtarit Arben Konstandini i cili ka vendosur rrëzimin e kërkesës se Alibeaj & Co për perjashtim të gjyqtarit Agron Zhukri pikërisht për shkak të mungesës se legjitimimit aktiv! Pra i palegjitimuari për të kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të shkallës së parë u legjitimoka që të ankohet ndaj vendimit të këtij gjyqtari (Agron Zhukri) siç në menyrë haptazi të kundërligjshme ka ndodhur!
4. Në këto kushte Gjykata e Apelit është e detyruar që në fillim të gjykimit të vendosë mospranimin e ankimit të ankuesit (Alibeaj & Co) për mungesë të legjitimimit aktiv të tij pa i hyrë fare dhe pa shqyrtuar shkaqet e paraqitura ne ankim!
Kjo është rruga ligjore dhe kështu do të ndodhë! Kush mendon dhe shpreson ndryshe nuk mund të ndihmohet dot as me presion politik dhe as me para!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?