Babai rrihte djalin 15-vjeçar: Kishte nisur hashashin
Detyrim paraqitje ka vendosur trupi gjykues për 41-vjeçarin Patrik Hysi nga Levani i cili u ndalua 3 ditë më parë nga policia pas denoncimit të të birit 15 vjeçar që e akuzonte se përdorte dhunë ndaj tij në mënyrë të vazhdueshme.
Para trupit gjykues, babai i të miturit e justifikoi dhunën e përdorur duke thënë se punonte nga mëngjesi në darkë për të mbajtur familjen ndërkohë që djali sillej keq në shtëpi, nuk e ndihmonte dhe se kishte nisur të përdorte edhe hashashin.
Trupi gjykues që krysohej nga Alfred Ikonomi pasi ka dëgjuar prokurorin e çështjes Hysen Hajasllari dhe të akuzuarin ka vendosur detyrim paraqitje për 41 vjeçarin Patrik Hysi.

