“Babalja”, kërkohet shtyrja e hetimeve për Salianjin

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon shtyrjen e afateve për deputetin demokrat, Ervin Salianji, i akuzuar për “kallzim të rremë” lidhur me dosjen e pagëzuar si “Babalja”. Ndërkohë vetë deputeti kërkon mbylljen e çështjes pasi sipas tij nuk ka shkak për kërkesën e Prokurorisë për shtyrjen e afatit të hetimeve.

Salianji së bashku me Albert Veliun dhe Jetmir Olldashin, akuzohen nga prokuroria se kanë manipuluar videon midis Veliut i njohur si Babale dhe vëllait të Ministrit të Brendshëm, Agron (Geron) Xhafaj.

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deputeti demokrat ka shërbyer si “ndërmjetës” për video-përgjimin, për të cilën mazhoranca thotë se është e inskenuar. Sipas Prokurorisë, nga përgjimet ka rezultuar se deputeti Salianji do të jepte 200 mijë euro për videon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?