“Balena Blu”, flet 14-vjeçarja: Më kërkuan të prisja damarët
A.C. vajza që u konsiderua viktima e parë e lojës vrastare “Balena Blu” në Shqipëri, rrëfen historinë e saj për Ora News nga momentet e para të fillimit t kësaj loje deri në momentin kur iu kërkua të presë damarët.
Sapo ka mbaruar klasën e shtatë në shkollën “Koto Hoxhi”, ajo thotë se ishte shoqja e vet që i sugjeroi dy javë më parë të luante Balenën Blu; lojë që siç rrëfen vetë ajo e bëri agresive e të mbyllur në vetvete. Dhe vjen në nivelin e 33 të lojës kur gjeti forcën për tu treguar shoqeve te saj.
Vajza: Niveli 33 kërkon që të presësh damarët. Këtë nuk e bëra sepse kjo është të presësh damarët deri në fund. Mund të vdesësh para ditës së 50.
Ajo nuk konsumonte asgjë prej dy javësh ashtu si e kërkonte loja, por tashmë e di se ka shpëtuar mirë falë vëmendjes së shokëve të klasës.
Vajza: Gjeta forcën që ju thashë shoqeve të mia dhe ato më kanë ndihmuar shumë duke ju thënë personave të tjerë.
Vajza ndihet shumë keq kur rrëfen sesi historia e saj u keqpërdor nga një pjesë e medias që e raportoi familjen e saj me të probleme të shëndetit mendor.
Vajza: Kanë thënë që prindërit e mi janë të meta mendore dhe kjo është absolutisht gënjeshtër.
A.C pohon se edhe bashkëmoshatarë të tjerë e luajnë këtë lojë dhe ka një mesazh për ta.
Vajza: Bie në një far depresioni që mbyllesh në vetvete dhe je e detyruar t’i bësh. Të bëjnë kërcënime të llojeve të ndryshme që të vazhdosh lojën dhe të mos të dalësh. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm, duhet t’i kontrollojnë telefonat e fëmijëve. Ju them fëmijëve që ata që kanë dalë janë të gjitha të vërteta dhe nuk janë gënjeshtra.
Loja e Balenës Blu e cila ka shkaktuar vetëvrasjen e mbi 100 adoleshentëve në disa vende të botës dhe duket se po njeh përhapje edhe në Shqipëri.
/Ora News

