Balla: Fajin e ka PD që ambasadori iu ngriti gishtin shqiptarëve

Kreu i Grupit Parlamentar në PS Taulant Balla ka komentuar gjetin e ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili iu drejtoi gishtin e mesit banorëve të Astirit, përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Balla fajësoi PD-në që sulmon ambasadorët, dhe nuk gjeti aspak në faj përfaqësuesin e OSBE-së në vendin tonë.

“Ambasadori i OSBE-së është një ambasador i një institucioni shumë të rëndësishëm ku Shqipëria është anëtar, dhe së shpejti do të marrë dhe kryesimin e presidencës. Më vjen keq që parti të caktuara, në rastin konkret PD, problemet i shohin te ambasadorët. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga sulmet ndaj ambasadorëve, pasi koha e sulmeve ndaj tyre ka përfunduar”, u shpreh Balla, pa komentuar në mënyrë konkrete gjestin e Borchardt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjesti i ambasadorit që u krye ndaj grave të Astirit është dënuar mjaft në rrjetete sociale, pasi sjellja e tij la shumë për të dëshiruar për një diplomat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?