Balla: Familjet Kongoli, Popa dhe Ekmeçiu kanë dhënë kontribut në historinë e Elbasanit dhe Shqipërisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me prefektin e Elbasanit, Gledian Llatja, deputetët Evis Kushi dhe Arben Kamami morën pjesë në ceremoninë e dhënies së titullit “Nderi i Qarkut Elbasan” për tre personalitete të rëndësishme Dr. Xhaferr Kongoli, Dr. Petraq Popa dhe Fetah Ekmeçiu, për kontributin e tyre të çmuar dhe atdhetarë të paepur.

Në fjalën e tij, Balla tha se është një fakt shumë domethënës që Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar i Elbasanit gjatë Luftës përbëhej në shumicë nga intelektualë të shkolluar jashtë Shqipërisë, por që u kthyen për të kontribuar në çlirimin e atdheut të tyre nga pushtuesit nazi-fashistë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Familjet Kongoli, Popa dhe Ekmeçiu janë pjesë e një gjerdani të çmuar ndër plot familje të tjera elbasanase patriotike që kanë dhënë një kontribut të madh në historinë e Elbasanit dhe Shqipërisë. Në këtë 75-vjetor të Çlirimit duhet të zhvillojmë sa më shumë aktivitete që promovojnë LANÇ, sepse ishte pikërisht lufta partizane që e rënditi Shqipërinë krah vendeve dhe kombeve fituese të Luftës së Dytë Botërore”, deklaroi Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?