Ballkani Perëndimor, ministrat e Jashtëm takohen në Mal të Zi – Çfarë diskutuan palët?

Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe më intensiv ka qenë edhe fokusi i takimit të ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Takimi dy-ditor i organizuar nga Mali i Zi u zhvillua në qytetin e Budvës.

“Western Balkans Six”, është një iniciativë rajonale e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë, e ndërmarrë në kuadër të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë mes vendeve.

Zbatimi i detyrimeve të procesit të Berlinit, përgatitja dhe pritjet nga takimi i ardhshëm në Poznan, si dhe rëndësia e procesit të Integrimit Europian në kontekst të stabilitetit dhe bashkëpunimit të mëtejshëm në rajon kanë qenë edhe disa nga çështjet që diskutuan ministrat gjatë takimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Austrisë, Polonisë dhe mbretërisë së Bashkuar së bashku me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, ndërsa ministri i Jashtëm i Serbisë nuk arrit të merrte pjesë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?