Banorët e ”Astirit” përleshen me policinë (FOTOLAJM)
Ka agravuar situata me banorët e ”Astirit”, të cilët janë përpara Kuvendit. Ata kanë tentuar që të thyejnë kordonin e forcave speciale, kjo për tu futur në kuven. Në mesin e protestuesve, ka edhe fëmijë dhe gra. Qeveria njoftoi se banesat do të prishen vetëm pasi të dalë vendimi i Këshillit të Ministrave për shpronësimet, banorët e “Unazës së Re” shfaqen ende të revoltuar. Banorët kanë deklaruar se janë të gatshëm të futen me forcë brenda Kuvendit. Ndërkohë, policia ka ngritur kordon sigurie përreth Parlamentit, për të shmangur kurdoherë përplasjet midis qytetarëve dhe deputetëve.
Lexoni edhe

