Banorët e Unazës përplasen me policinë. PD: Rama të tërheqë policinë, mos provoko banorët (Video)
Banorët e Unazës së Re, kanë dalë sërish sot në ditën e 16, në protestën e tyre, ku tashme kane nisur perplasjen me punonjesit e policise.
https://www.facebook.com/klodian.jace.16/videos/1185756761581499/
Protesta e banorëve ët “Astirit” kanë bllokuar sërish sot rrugën, ndërsa kanë artikuluar të njëjtat kërkesa. Nderkaq deputetet demokrate qe po mbeshtesin kete proteste legjitime te banoreve, kerkojne terheqjen e policise, per te shmangur cdo provokim mes policise dhe banoreve, qe mund te agravoje me tej situaten.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/196691707881684/
Në mbështetje të banorëve, sërish sonte kanë rreshtuar edhe deputetët e opozitës.
Kërkesat e tyre lidhen me dëmshpërblimin për shpronësimin e banesave të tyre, në vlerën e tregut.
Protesta e banorëve të zonës së “Astirit”, filluan pasi qeveria dhe bashkia ju dërgoi njoftim për dëbimin nga shtëpitë e tyre, sepse ato do ti nënshtrohen rikonstruksionit të këtij aksi rrugor.
Përballë kësaj kërkese të qeverisë dhe bashkisë, të cilat “premtojnë” vetëm 3 vjet pagesë qiraje, banorët kërkojnë shpronësim dhe dëmshpërblim për banesat e tyre, me vlerën e tregut.
Kërkesa e tyre ka ndeshur në indiferentizmin e qeverisë dhe në fyerjet prej kryebashkiakut ët Tiranës, Erion Veliaj.
Protesta minute pas minute
Ora 17: 45 Policia ka shoqëruar 6 protestues
Protestuesit thonë se policia ka shoqëruar 6 persona, mes tyre dhe një 17 vjeçar.
“Mos na provokoni, lironi çunat”, janë disa nga thirrjet e banorëve.
Ora 17:40 Balliu: Nuk ua ka fajin policia!
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, i pranishëm në protestë, u ka bërë thirrje banorëve të mos krijojnë incidente me policinë.
Balliu: Nuk e ka fajin policia, asnjëri prej jush këtu nuk e ka me policinë e shtetit.Ju doni shtëpitë tuaja, jeni në të drejtën tuaj, u mbron ligji, u mbështesin qytetarët shqiptarë. Por fajin nuk jua kanë këta policë që janë këtu duke bërë detyrën e vet, mos krijoni përplasje me policinë e shtetit, janë në mbështetje tuaj për t’ju mbrojtur ju.
Nëse ka të shoqëruar dhe ndaj tyre është ushtruar dhunë do të mbahet përgjegjësi. I bëj thirrje policisë së shtetit të tërheqë këta trupa këtu për të normalizuar situatën. Kemi informacion që janë shoqëruar disa persona, i kërkojmë policisë së shtetit ti lirojë urgjentisht.
Ora 17:35 Tensionohet situata tek Unaza e Re. Banorët kanë prishur rrethimin e një prej firmave të ndërtimit që do të ndërtojnë projektin e Unazës së Re.
Kanë ndërhyrë forcat e policisë, duke i larguar nga rrethimi. Ka konfrontim mes banorëve, efektivë të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ndërkohë vazhdimisht nga protestuesit hidhen kapsollë.
Rama t’i vërë gishtin kokës
Banorët e zonës së “Astirit” bllokuan edhe pasditen e sotme rrugën tek Unaza e Re.
Banorët treguan se një punonjës i policisë u ka shkuar tek disa prej tyre dhe i ka lajmëruar ata të zhvendosin automjetet që i kanë në oborret e banesave të tyre sepse aty do të ndërtohet një shesh ku do të qëndrojnë fadromat dhe makineritë e tjera që do të merren me ndërtimin e Unazës së Madhe të kryeqytetit.
Protestuesi: Vazhdojnë provokimet minutë pas minute.Edhe me tanke nuk do i prishin dot këto shtëpia. Si do të veprojmë askush nuk e di. Nëse këtyre banorëve u ka ikur truri, ai duhet ti vërë gishtin kokës.
Ndërkohë sot banorët kanë dorëzuar në prokurorinë e Tiranës një padi ndaj kryebashkiakut Veliaj për fyerje. Ndërsa ARRSH ka ftuar në bisedime një përfaqësi të tyre.
Banorët e Astirit nuk kundërshtojnë projektin, por mënyrën sesi po sillet qeveria dhe bashkia për zhvendosjen e tyre.
Ata thonë se proptesta do të vazhdojë deri në marrjen e një zgjidhje për dëmshpërblimin 100% të banesave.
Kjo është dita e 16 e protestës nga banorët dhe në mbështetje të tyre janë edhe deputetë të PD-së dhe LSI-së.
Braimllari: Qeveria të mos luajë me këta banorë, por të vinë këtu dhe tu japin zgjidhje. Banorët duan një orë e më parë zgjidhje.

