Banorët ngjisin ushqimet me litar, prej 5 vitesh pa ashensor (VIDEO)
Në Mars të vitit 2016 emisioni “STOP” trajtoi mungesën e ashensorëve në pallatet e firmës “Derveni shpk”. Më shumë se një vit më pas, në një vëzhgim të gazetares, rezulton se situata nuk ka ndyshuar. Banorët, sidomos ato të kateve të larta, bëjnë pazar dhe detyrohen t’i ngjisin me litar, nga pamundësia për të mbajtur pesha nëpër shkallë.
Trëndafil Musollari, administrator i firmës, thotë se deri në Shtator ashensori do të vendoset.
Banorët e moshave të ndryshme janë ankuar për mungesën e ashensorit prej katër vitesh në pallat, i cili ndodhet në Rrugën e Qelqit në zonën e Kombinatit.
Por sot, më shumë se një vit më pas ankesës së banorëve, vazhdon të mos jetë vendosur ashensori. Dy gra të moshuara ankohen për mungesën e ashensorit, duke thënë se nuk ngjiten dot vetë e jo më të ngrejnë pesha, pasi njëra ndodhe në katin e tetë e tjetra në katin e nëntë.
Ato kanë gjetur zgjidhje për problemin e tyre, kur bëjnë pazarin e lidhin me litar dhe familjari që ndodhet në shtëpi i tërheq.
“Vajta mora një kilogram sheqer dhe mezi po ngjitem lartë, po pres çupën e djalit të vijë të më marrë dhe të më bjerë ilaçet e tensionit. Çfarë të bëj? Me litar i lidh dhe i merr goca lartë po qe në shtëpi, po s’qe ngjitem vetë avash avash”.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?time_continue=657&v=JE4WJmgZAKw” width=”560″ height=”315″]

