Banorët pa ushqime, rruga Shtyllë-Panarit e bllokuar nga bora. 15 persona ecën 2 orë në këmbë
Bora ka izoluar banorët, pasi rruga është e pakalueshme në aksin Shtyllë-Panarit të Korçës. Një banor ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi se 3 mjete xhipa ishin bllokuar pasditen e djeshme në zonën e quajtur “Mashkullorë” pasi në këtë aks pasi trashësia e borës ishte shumë e lartë.
Në mjetet e bllokuara kanë qenë 15 veta nga fshati Panarit, mes tyre 2 fëmijë, 2 të moshuar, 1 grua dhe pjesa tjetër të rinj.
Pasi kanë njoftuar fadromën e autoriteteve të zonës ajo ka ndërhyrë por nuk e ka hapur të gjithë rrugën për lëvizjen e mjeteve pasi kishte rënë nata.
15 personat mes tyre fëmijë e pleq ka zbritur në këmbë drejt fshatit duke ecur të paktën 2 orë në këmbë mes borës.
Banorët apelojnë që sot autoritetet të vijonë hapjen e rrugës pasi ka prej atyre që duhet të bëjnë blerje ilaçesh por edhe rezerva ushqimore.

