Banorët tek Unaza e Re: Ja kur do heqim dorë nga protesta
Banorët tek Unaza e re janë mbledhur sërish paraditen e sotme për të protestuar për mbrojtjen e shtëpive dhe pronave të tyre.
Banorët kanë theksuar se nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga protesta pa ju dhënë e drejta e tyre më parë.
‘Ne nuk do të tërhiqemi. Kur nuk u tërhoqëm dje që p[o binte shi, kur na kanë burgosur fëmijët, m und të tërhiqemi neve. Kur të tërhiqen oligarkët atëherë do të tërhiqemi neve. Le të vijë këtu dhe të ulen me neve që të flasin’, deklaroi një nga banorët.

