Basha apel ndërkombëtarëve: Mos kërkoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj

Lulzim Basha i bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë të mos i kërkojnë atij asgjë që nuk e pranojë dot popujt perëndimorë që përfaqësojnë, duke iu referuar shtetit të kriminalizuar dhe demokracisë së munguar të Shqipërisë.

“I bëj thirrje parnterëve ndërkombëtarë: Mos kërkoni nga unë asgjë që nuk e pranojnë dot popujt tuaj” – bëri thirrje Basha.

“Ne kërkojmë për vendin tonë atë që na kërkon, dhe sytë e Europës dhe Amerikës janë sot në këtë shesh dhe ne kërkojmë për shqiptarët vlerat dhe parimet që keni për popujt tuaj” – tha kreu i Partisë Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se nga ambasada amerikane dhe Bashkimi Europian ka pasur reagime, deri mëngjesin e sotëm kundër protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada amerikane ka kërkuar nga qytetarët që protestojnë që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën. Ambasada e SHBA në Tiranë i bën thirrje qeverisë që të tregohen të përmbajtur.

“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.” – thuhet në njoftimin e sotëm, që u shoqërua nga një deklaratë e përbashkët e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogerini dhe komisionerit Johannes Hahn, duke u shprehur pro protestës por kundër dhunës.

Mogherini dhe Hahn dënojnë çdo akt dhune dhe çdo deklaratë që nxit dhunën nga liderët politikë. Ata bëjnë thirrje për diskutime konstruktive mes qeverisë dhe opozitës.

“Duke pasur parasysh protestat në Shqipëri sot, ne riafirmojmë të drejtën e qytetarëve për t’u angazhuar në demonstrata paqësore si një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e demokracisë, por ne fuqimisht denoncojmë çdo retorikë nga udhëheqësit politikë që bëjnë thirrje për dhunë.

Për më tepër, vendimi i opozitës për heqjen dorë nga mandatet e tyre pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri. Parlamenti është vendi ku reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të zhvillohen, e jo të bojkotohen.” 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?