Basha: Fituam betejën e Kavajës. Do fitojmë edhe betejën për Shqipërinë
Tërheqjen e kandidatit të PS-së nga zgjedhjet në Kavajë, Luzlim Basha e ka cilësuar si një fitore të Partisë Demokratike dhe protestës së saj 77 ditore.
Në fjalimin e mbajtur në çadrën e PD-së, Basha u shpreh se “fituam betejën e Kavajës. Do fitojme edhe betejën për Shqipërinë”.
Basha tha se nuk ka pasur asnjë projekt desabilzimi nga PS. Sipas tij, i vetmi projekt i destabizlimit të Shqipërisë dhe Kavajës është përplasja e bandave në këtë qytet dhe gjithë vendin. Ai tha se rruga e vetme për zgjidhjen e krizës është “qeveria teknike. Rruga jonë do të vazhdojë paqësore dhe e vendosur”.
Duke falenderuar të gjitha kavajasit për tërheqjen e Edi Ramës në Kavajë, Basha thotë se kjo është fitorja e dytë më e madhe e këtij qyteti.
“Falenderimi im i parë është për qytetarët e Kavajës. Për këtë qytetari kreshnike të qytetarisë që vulosi me vendosjen e saj tërheqjen e Edi Ramës për të vendosur monizmin. Dua të falendoroj ng zemra ata qindra mijëra demokratë të Kavajës, të cilët me qëndresën e tyre u bënë një barrierë psikologjike për planet e mafias dhe krimit. Falenderoj të gjithë qytetarët e Kavajës edhe ata që donin një alternativë tjetër, por që vendosën të refuzojnë fasadën e shëmtuar kriminale që ju ofroi rilindja dhe Edi Rama më 7 maj. Tashmë ne e dimë, shqiptarët e dinë dhe Edi Rama e njohu refuzimin tuaj për të qenë pjesë e fasadës së diktuar nga krimi. Ky është paralajmërimi më i madh dhe kontributi i dytë që jep Kavaja për Shqipërinë”, tha ndër të tjera Basha.
Basha tha se 18 qershori ka rënë politikisht dhe moralisht. “Nuk pranojmë ultimatume. Zgjedhjet do bëhen me opozitën dhe duhet të jenë të lira dhe të ndershme. 18 qershori ka rënë”,- tha Basha.
Reagon Rama: Lulëzim fitore të tilla paç ngahera
Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dhënë një përgjigje rekord, kreu demokrat, Lulzim Basha, i cili ishte duke flolur nga çadra.
Rama i thotë Bashës që fitore të tilla pastë gjithmonë, por nga ana tjetër e pyet së psë anëtarët e PD në KQZ, kanë filluar të zihen kundër tërheqjes së kandidatit.
“Lulëzim fitore të tilla paç ngahera po a me thua dot si ka mundësi që anëtarët e tu në KQZ po zihen kundër tërheqjes së kandidatit tonë?????✌️..”/
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1497890270262149/
LEXONI EDHE:
Rama: Ka plan për destabilizim në Kavajë. Nuk bëjmë zgjedhje me 7 maj

