Basha i përgjigjet Berishës: Nuk ka për të patur Kuvend në PD që shqyrton vendimet e qeverisë amerikane

Kreu i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga selia blu, ka thënë se nuk do të ketë mbledhje të Kuvendit Kombëtar të PD për vendimin e dhënë nga qeveria amerikane.

Ai kështu i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ka nisur një tur me takime me demokratët në të gjithë Shqipërinë, për të kërkuar mbledhjen e Kuvendit dhe referendum ndaj vendimit për ta përjashtuar atë nga grupi parlamentar i PD.

Sa i përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?