FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha i përgjigjet Ramës: Testimi masiv, e vetmja mënyrë për të zbuluar virusin

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka kthyer përgjigje akuzës së bërë nga kryeministri Edi Rama, lidhur me kërkesën e opozitës për testime në masë. Sipas Bashës, testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona.

“Testimi masiv është e vetmja mënyrë për të zbuluar sa thellë është futur virusi në familjet tona. Pa testuar, pa gjurmuar, pa izoluar, pasojat do të jenë shumë të rënda! KM po fshihet pas një komiteti teknik, me shpresë që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur është. Është përgjegjësi e qeverisë që të mbrojë shëndetin e njerëzve, të pajisë me mjetet e duhura ekipet mjekësore dhe të mbajë në këmbë ekonominë. Sulmet kundër opozitës nuk i fshehin dot dështimet e tij”,– deklaron kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Opozita ka kërkuar që nga nisja e pandemisë kryerjen e më shumë testimeve për qytetarët. Sot kryeministri Edi Rama deklaroi se testimet kryhen sipas rekomandimeve të ekspertëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“PD s’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit! Strategjia e testimit është detyrë e Komitetit Teknik që udhëheq luftën në vijën e zjarrit.Detyra e politikës, qeverisë a opozitës është të dëgjojë dhe mbështesë ekspertët. Të tjerat janë 7×7=42”,- tha kreu i qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?