Basha lëshon alarmin SOS nga Fieri!
Kreu i PD-së, Lulzim Basha deklaron se në zonat e Fierit janë disa fshatra që rrezikohen nga përmbytjet. Në një postim në Facebook, Basha ka publikuar alarmin e një qytetari që thotë se niveli i Vjosës është rritur.
“SOS nga Fieri!
Mirembrema Z BASHA jam BUJAR VARFAJ nga fshati Povelce, komuna Dermenas ne rrethin e Fierit. Tani sa erdhi uje i lumit Vjose por nuk po na pergjigjet asnje institucion i shtetit, ketu ne fshat ka vajtur nje meter uje. Faleminderit”,- shkruan Basha.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të Komitetit të Emergjencave Kryeministri Edi Rama deklaroi se situata më e keqe ka kaluar dhe pritet normalizimi i situatës.

