Basha, një kryesi të re brilante dhe një rrafshim të kodrës berishiane!

Sot dolën emrat e kryesisë së re të PD.
Nga votimi duket se kanë dalë emra përfaqësues dhe dukshëm profesionistë e të kulturuar. Sidomos me Agron Gjekmarkajn, Gerti Bogdanin, Tomorr Alizotin, PD-ja ka marrë staturën e një force perëndimore.
Kjo është për t’u përgëzuar, pasi PD mbetet shpresa e vetme për një mundësi ndryshimi politik në vend.
Edhe LSI duket se është në proces rinovimi dhe ndryshimi strategjik të mënyrës se si duhet të mbetet forcë e tretë politike me efekte balancuese në politikën shqiptare.
Dorëheqja e djeshme e Luan Ramës ishte më shumë mesazh thirrje ndërgjegjësimi i kësaj force politike se duhen emra me përfaqësues nga shoqëria civile që të mbushin boshllëkun e krijuar nga kolpo elektorale e 25 prillit.
Lulzim Basha ndonëse ndau shumë ofiqe partiake dje por me sa kuptohet nga kryesia e re e sotme e PD, ai duket se ka vepruar me një diplomaci djallëzore, tip holandeze. U ka dhënë nga një “qofte” pjesës së vjetër në PD, dhe u ka marrë përfundimisht vendimmarrjen.
Kjo është meritë e tij.
Dhe duhet pranuar se ka lëvizur mes një teatri me male tropojane drejt rrafshimit të majës jezerciane, të cilën e kishte të ngulur Berisha mu në oborrin e selisë blu!
E shkërmoqi këtë majë mali që nuk e linte të ulej lirshëm në oborrin e PD.
Emrat e kryesisë së re janë për t’u admiruar. Dikush tha mbrëmë se duket ekip i mirë por për të luajtur butë.
Mundet të jetë ashtu, por nëse Basha kombinon ekipin, forcën e popullit opozitar si dhe te rikrijojë besim ndërkombëtar, mund t’ia arrijë të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Shqiptarët janë të shqetësuar për fatin e afganëve pasi mbetet njerëzore ndihma, por pikësëpari janë të drobitur nga halli i jetës së familjeve të tyre.
Ndaj Basha mund e duhet të jetë Udhëheqës popullor me këtë ekip brilant që u votua dje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?