VIDEO/ Përplasje në protestë, kush është deputeti i PD që donin ta hidhnin në Lanë?
Momente tensioni janë regjistruar në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” mbrëmjen e kësaj të premte, gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë.
Një grup protestuesish janë përplasur me përfaqësues të Partisë Demokratike, duke u kërkuar vazhdimisht të largoheshin nga protestuesit. Situata është tensionuar më tej, ndërsa protestuesit i kanë ndjekur ata deri pranë selisë së PD-së. Deputetët e PD kanë ikur me vrap.
Sipas raportimeve ata kanë kaluar përmes lumit Lana për t’i shpëtuar turmës dhe më pas janë strehuar brenda selisë së Partisë Demokratike.
Por protestuesit një deputet donin ta hidhin brenda në Lanë! A mos ishte Klevis Balliu? Deri tani ai nuk është prononcuar, ndonëse media të ndryshme japin emrin e tij.


