Basha për protestën e 13 majit: Do jem me gruan dhe fëmijët

Protesta e opozitës më 13 maj por afron dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha u ka bërë sërisht thirrje sot nga çadra e lirisë qytetarëve të marrin pjesë.

Në një fjalim mbi arsyet se duhet shqiptarët ti bashkohen kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, Basha theksoi se askush nuk duhet të ketë frikë nga ajo protestë, pasi ajo është një protestë paqësore. Kreu i PD-së, nënvizoi se në shesh do të vinte së bashku me gruan dhe fëmijët.

“Protesta do jetë paqësore, bdaj bashkohuni me mua, me familjen time dhe me fëmijët e mi. Do të jemi këtu. Ejani me zemrat e mbushura me një besim për të nesërmen që po vjen”,- u shpreh Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?