Batalioni Komando në stërvitjen “KFOR ‘36” në Gjermani. Vengu: Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri

Efektivët e Batalionit Komando po marrin pjesë në stërvitjen paradislokuese “KFOR ‘36” në Hohenfels të Gjermanisë, në kuadër të përgatitjeve për misionin në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vlerësoi profesionalizmin, disiplinën dhe gatishmërinë e trupave shqiptare, duke theksuar angazhimin e Forcave të Armatosura në përmbushje të detyrimeve në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

“Mirëmëngjes nga Hohenfels, Gjermani, ku efektivët e Batalionit Komando janë në terren, në stërvitjen paradislokuese KFOR ‘36. Profesionalizëm, disiplinë dhe gatishmëri aty ku kërkohet më shumë. Jemi NATO — në personel, në përgatitje, në mbrojtje të sigurisë kolektive”, u shpreh ministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stërvitja paradislokuese synon rritjen e ndërveprueshmërisë dhe përgatitjes operacionale të trupave përpara angazhimit në misionin e KFOR, duke garantuar standarde të larta operacionale në përputhje me kërkesat e NATO.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesëmarrja e efektivëve shqiptarë në këtë stërvitje konfirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe kontributin aktiv në operacionet ndërkombëtare të Aleancës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?