Batutat në takimin Rama-Basha në Presidencë: Mos më fol si në çadër se…
Aktualitet E Shtunë, 22 Maj 2021 12:05
Këshilltari i kreut të Kuvendit, Lorenc Vangjeli ka zbardhur sot në “Opinion” edhe batutat midis Ramës dhe Bashës në takimin me ndërmjetësimin e Presidentit Nishani.Kështu, Vangjeli tha se menjëherë mes tyre pati debat dhe batuta. “Ka qenë Basha i pari ai që ka nisur të lexojë kushtet e opozitës dhe Rama ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë: “Mos më fol si në çadër se hutohem dhe nuk të ndjek dot”, ka thënë Vangjeli.

