“Befasia” kap tre kultivues droge, mes tyre kryeplaku dhe drejtori
Tre persona u arrestuan në flagrancë në kuader te operacionit “Befasia”, si kultivues të 930 fidanë bimë narkotike Cannabis-Sattiva. Policia njofton e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë Kryeplaku i Fshatit dhe Drejtori i Mjedisit.
Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Xhaferr Lika, 29 vjeç, banues në Kurbin, Elez Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin dhe Gazmir Lika, 26 vjeç, banues në Kurbin.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 284-25 të Kodit Penal.
Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: S. S. 39 vjeç, banues në Kurbin me detyrë Kryeplak i fshatit Gërnac si dhe N.M. 65 vjeç, banues në Kurbin, me detyrë Drejtor Mjedisi.
Vepra penale në ngarkim të tyre “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

