Belgjika nuk heq dorë, vijojnë hetimet për Mark Frrokun

Belgjika vazhdon hetimet për ish deputetin Mark Frroku i cili u akuzua nga drejtësia belge për vrasjen e Aleksandër Kurtit në vitin 1999 në Belgjikë. Në maj të 2015 autoritetet belge dorëzuan në Prokurorinë e Përgjithshme një dosje prej 2500 faqesh për Mark Frrokun, por në prill 2017 Gjykata e shkallës së parë të Tiranës e shpalli të pafajshëm.

Prokurori Federal i Belgjikës, Van Leeuw i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të Konferencës Nderkombëtare “Qasjet e reja hetimore ndaj organizatave krimiale qe perdorin internetin” konfirmoi se hetimet po vijojnë dhe se mes dy prokurorive po shkëmbehen informacionet

“Çështja është ende në vijim. Po shkëmbejmë shumë informacion mes dy prokurorive kjo është arsyeja që nuk bëjmë shumë deklarata në media sepse një person është i pafajshëm derisa vendos gjykata. Jemi akoma duke vazhduar çështjen. Po kërkojmë informacione dhe po shkëmbejmë informacione të cilat nuk do ti bëj publik në media” tha prokurori federal belg duke nënvizuar se palët po punonin “në bazë të një besimi reciprok. Ne kemi besim tek sistemi në Shqipëri” tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht dosja ka shkuar në Apel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me vendimin e datës 21 prill 2017, Mark Frroku u shpall i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë ndërsa për akuzat e tjera u dënua me 7.5 vjet burg.
Dosja e Frrokut mbërriti nga Belgjika në maj 2015.

Sipas organit të akuzës Frroku duhej të shpallej fajtor:

1 – Për akuzën: “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” kërkoi dënimin 17 vjet burgim

2 – Për akuzën “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë”, kërkoi dënimin 3 vjet burg

3- Për akuzën “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kërkoi dënimin 15 vjet burg.

4 – Për akuzën “Ndërtim të paligjshëm” kërkoi dënimin me 4 vjet burg

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?