Bën aksident në gjendje të dehur, arrestohet 34-vjeçari

Një një 34 vjeçar, është arrestuar nga policia, pasi mbrëmjen e djeshme, teksa drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet.

Ngjarja ka ndodhur në Otllakë të Skraparit, ku Bledar Saliaj, 34 vjeç nga ky fshat ka përplasur makinën e tij tip Reno me një mjet tjetër Benz të drejtuar nga B.D. Fatmirësisht, ka pasur vetëm dëme materiale.

“Nga testi i alkoolit i kryer me aparatin Drager rezultoi se shtetasi Bledar Saliaj ishte në gjendje të dehur në masën 1.07 mg/l”, thotë policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Drejtimi mjetit në mënyre të parregullt”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?