Bën për spital nusen e vëllait, pranga 53-vjeçarit vlonjat

Një 53-vjeçar ka rënë në pranga, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj kunatës së tij. Ngjarja në fjalë ka ndodhur në Zvërnec të Vlorës.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Harilla Balli, ka rrahur bashkëshorten e vëllait të tij, shtetasen Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?