FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Benet Beci betohet dhe merr çelësat e Shkodrës: Dera është e hapur për të gjithë qytetarët!

Surpriza kombëtare e zgjedhjeve të 14 majit, Benet Beci, sot hyri në “Kalanë e Shkodrës”.

Benet Beci ka marrë zyrtarisht detyrën si kryetari i Bashkisë Shkodër. Shkodra ose rregullohet këtë mandat katër vjeçar ose nuk ka më shpresë. Ndaj Beci do të fillojë projektet e premtuara, të cilat natyrisht nuk bëhen sivjet, por brenda vitit të ardhshëm do të kristalizohen. Ai ka vënë bast me krejt karrierën e tij brilante disavjeçare, që ose e rregullon Shkodrën ose shkodranët do ta “varin” te Ura e Bunës.

Kryebashkiaku shkodran mbajti një fjalim njerëzor dhe aspak politik. Me betimin se do të jetë kryebashkiaku i të gjithë qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike që ata kanë, Beci premtoi se do t’i shkojë deri në fund projekteve të premtuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, ai tha se do të gjejë mundësitë për të punuar për të gjithë qytetarët dhe se dera e Bashkisë së Shkodrës do të jetë e hapur për të gjithë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të nderuar këshilltarë pavarësisht përkatësive ky këshill është përfaqësuar me shumë grupime politike, te ju shoh të zgjedhurin e kësaj bashkie, ku duhet të dëgjohet fjala e të gjithëve, nuk ka qytetar të dorës së tyre, sa larg nga bashkia janë, janë familjarë apo familje të forta apo të mëdha apo të ardhur rishtas në qytet. Do të gjej mundësinë më të mirë për të punuar për të gjithë ata, për fëmijët tanë dhe të punojmë pa asnjë ngurim për çdo grup. Kjo është Bashkia e shkodraneve dhe dera është e hapur për të gjithë. Prej sot jemi në shërbim të tyre me dinjitet rregulla dhe përkushtim”, tha Beci.

Kryebashkiaku i ri shkodran ka premtuar një Shkodër ndryshe ku do të lulëzojnë investimet.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?