“Benzi” shmang 1 fëmijë në rrugë, por plagos 3 të tjerë në trotuar
Një automjet tip “Benz” ka fluturuar jashtë rruge në qytetin e Bulqizës, duke plagosur katër shtetas tre prej të cilëve fëmijë.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në aksin që lidh Qytetin e Vjetër me Qytetin e Ri të Bulqizës, ndërsa drejtuesi i Benzit, 19 vjeçari Aurel H, ka deklaruar se kishte devijuar rrugën për të shmangur një fëmijë.
“Në momentin e daljes nga rruga, ka aksidentuar katër shtetas, ku tre prej tyre ishin fëmijë të cilët ishin duke lëvizur në trotuar dhe konkretisht U.H, K.J, dhe E. B nga 11 vjeç (të tria vajza) si dhe shtetasin Sh. S, 31 vjeç. Të katër të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës ku po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, informon Policia lokale.
Gjithashtu është dërguar në spital në Bulqizë për ndihmë mjekësore edhe drejtuesi i mjetit, edhe ky jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Drejtuesi i mjetit pas ndihmës mjekësore, do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, për veprime të mëtejshme.
Foto nga aksidenti


