Berat/Bashkia përfundon ristrukturimin e rrugëve në fshatin Ullinjas

Sinaj: Kemi të njëjtën vemendje si për qytetin dhe zonat rurale

 Pas një pune të gjatë, të mirëstudiuar dhe të mbështetur në afate e programe konkrete, Bashkia e Beratit ka bërë të mundur tu vijë në ndihmë gjithë fermerëve në territorin e saj. Drejtoria e Shërbimeve ndërmori një plan konkret masash sipas së cilit do të rehabilitoheshin rruget nëpër fshatra, duke nisur nga ato më problematiket.

Dje në fshatin Ullinjas, në Njësinë Administrative Otllak, kreu i Bashkisë Petrit Sinaj është ndalur për të parë nga afër realizimin e shtrimit të 200 metër linear rrugë me beton, një premtim i mbajtur ky në fushatën elektorele por edhe tregues i faktit se Bashkia ka njësoj në vëmendje si qytetin, ashtu edhe zonat rurale. Kryetari i Bashkisë Petrit Sinaj ka vizituar këtë fshat dhe vëzhgoi nga afër gjithë punën e bërë në këtë drejtim. Sinaj i shoqëruar nga drejtues, specialistë të drejtorisë së shërbimeve, si edhe nga stafi i tij i ngushtë, të cilët i treguan konkretisht gjithë hapat e ndërmarrë për tu ardhur në ndihmë fermerëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në takime kanë qenë të pranishëm edhe banorë të zonave të cilët kanë gjetur rastin të falenderojnë bashkinë për këtë punë e cila kryhet për herë të parë pas shumë vitesh. Gjatë fjalës së tij, z.Sinaj ka theksuar në komunikimin e tij me banorët se qëllimi i bashkisë do mbetet qënia sa më pranë fermerëve punëtorë të zonës duke nisur me rrugët si mjet i pazëvëndësueshëm komunikimi, për të vazhduar me ujitjen, kullimin, me tregjet dhe me sistemimin e tyre si mjedise ku fermerët do mund të tregtojnë pa kosto shtesë produktet e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bashkia sipas kryetarit Sinaj, do të investojë edhe në të ardhmen në infrastrukturë dhe në fushën e bujqësisë, duke patur në qendër të punës së saj përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët e saj. Kjo sipas kreut të bashkisë arrihet vetëm përmes një rrugë, asaj të punës dhe përkushtimit në ndihmë të banorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?