Berat/Sekuestrohen 1.5 ton kanabis
Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në operacion masiv antidrogë. Operacioni policor është zhvilluar në fshatin Përparim, të Njësisë Administrative Bogovë, si dhe në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë.
Sekuestrohet në 3 banesa një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.
Gjithashtu në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, si rezultat i zhvillimit të operacionit, është gjetur e braktisur një tjetër sasi e konsiderueshme lënde narkotike e futur në thasë.
Sasia e lëndës narkotike e sekuestuar deri në këto momente përafërsisht 1.5 Ton. Policia ka shoqëruar 6 persona. Si dhe deri ne keto momente jane shpallur ne kerkim tre persona.

