Berisha: Po t’i hyj Bashës me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe! Basha po tenton zëvëndësimin e pluralizmit politik me fasadë pluralizmi

Nga Sali Berisha-

Duke ndjekur “Opinion” të Blendi Fevziut!

Miq, lidhur me akuzat e Kreut të Meduzës dhe peng Bashës për heshtjen time ndaj krimit madje lidhje të pretenduara prej tyre, shtoj sa vijon:

Unë tani po merrem me fuqishëm se kurrë në jeten time politike me botën e krimit. Me kreun e Meduzës dhe pengun e tij, Lulzim Basha. Krimi ka hierakinë e tij. Askush nuk është marrë më shumë se unë me kreun e meduzës dhe ushtarët e tij. Por tani përqendrimi im është total në organizatën me kriminale në Shqipëri, Ballkan dhe Europë që ka goditur pluralizmin politik dhe ky klan është klani Rama dhe “peng-Basha. Ky i fundit gabon, se po të hyj pastaj me ushtarë e nxjerr me këpucë të kuqe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani po merrem me balozët e krimit monstruoz politik. A ka krim më të shëmtuar sesa të zëvëndesosh pluralizmin politik me pseudo pluralizmin apo fasad pluralizmin. Uragani foltore shkaterroi projektin e tyre të shemtuar. Shfrytëzoj rastin të përshëndes kryetarët e degëve, 20 prej të cilëve bojkotuan mbledhjen e “peng-kryetarit”, 30 prej tyre hodhën poshtë me heshtje kërkesat e pengkryetarit për antimitingun e dates 18 dhjetor ngjarja me e turpshme në 30 vite pluralizem. Unë i përgëzoj ata. Janë dhe do jenë të respektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht pati një grup të vogël i cili mbajti qëndrim pro peng Bashës, por kjo nuk i pengon ata të jenë të pranishëm në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Nuk besoj t’i lejojnë vetes turpin historik, të bashkohen me antimitingun e shoqatës Basha-Bardhi te ideuar nga Kreu i Meduzes. Me datë 11 Dhjetor PD ngrihet më e fuqishme se kurrë. Nuk janë të përjashtuar as Basha dhe as Bardhi.

Ata do të krijojnë Shoqatën Basha – Bardhi për t’i bërë fresk kreut të Meduzës! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?