Bie në rezervuar, mbytet 70-vjeçari në Maliq
Policia e Korçës ka noftuar se një 70-vjeçar nga fshati Vreshtas është gjetur i mbytur në rezervuar.
Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një rezervuar me ujë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë në fshatin Vreshtas dhe sipas policisë, ai nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshimet janë se mund të rrëshkitur brenda në ujë teksa kulloste bagëtitë.
“Më datë 02.05.2017, – njoftoi policia, – në rezervuarin e fshatit Vreshtas, është gjetur i mbytur nga familjarët e tij shtetasi M.Z, 70 vjeç, banues në Vreshtas-Maliq.
Nga hetimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe shkak i vdekjes së tij dyshohet të ketë qenë një rrëshkitje aksidentale, në vendin ku shtetasi i mësipërm kulloste bagëtitë.
Dosja i kaloi Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për “Ngjarje aksidentale”,- njoftoi policia.

