Bie nga shkallët, humbet jetën 40-vjecari në Sarandë
Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Sarandë. Një person mësohet se ka rënë nga shkallët e pallatit ku banonte dhe si pasojë ka humbur jetën.
Bëhet fjalë për një 40-vjeçar të quajtur Laert Çobani, banor i lagjes nr.1 në qytetin bregdetar. Babai i dy fëmijëve, ka rënë nga shkallët e katit të dytë duke humbur jetën.
Me të marrë njoftimin policia ka shkuar në vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe sipas hetimeve paraprake mendohet se vdekja mund të jetë aksidentale.

