Blindohet Gjykata e Krimeve të Rënda, pas ‘Xibrakës’ pritet përballja e Shullazit me biznesmenin Beqja
Gjykata e Krimeve të Rënda është sot në qendër të vëmendjes së opinionit publik dhe kronikës së zezë për shkak dy çështjeve të rëndësishme që janë shqyrtuar sot në seanca të ndryshme.
Por sot në mesditë pritet edhe seanca ndaj Emiljano Shullazit për gjobëvënie ndaj biznesmenit Ylvi Beqja. Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkanWeb” se në seancën e sotme trupa gjyqësore do tentojë të përballë Shullazin me biznesmenin Ylvi Beqja.
Ky i fundit pritet të shoqërohet nën masa të rrepta sigurie në Gjykatë. Nuk dihet nëse Shullazi do vijojë të përballet me Beqjan apo do ndjekë të njëjtën strategji që ë dështojë marrja e dëshmisë nga biznesmeni.
Ai thotë se Shullazi me miqtë e tij i kanë marrë 500 mijë euro në çeqe. Sipas mbrojtjes, Beqja është i pabesueshëm pasi po hetohet për pastrim parash.

