Bllokimi i autostradës, shefi i trafikut: Kaloni nga Elbasani dhe nga Ndroqi

Pas bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës, nisi të krijohej edhe kaosi nga mbingarkesa e makinave, të cilat janë devijuar për në rrugën dytësore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, njoftoi për punimet në autostradë, duke sqaruar se duhet ndërhyrje emergjente për shkak se rruga është shndërruar në rrezik për qytetarët. Dhe ARRSH njoftoi edhe devijimin e lëvizjes së automjeteve, deri në fillim të korrikut.

Situata ka krijuar trafik është i rënduar, ndërsa ka edhe drejtues mjetesh që nuk kanë qenë të informuar për këtë situatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismet Roqi, shefi i trafikut interurban në kryeqytet, u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të përdorin si rrugë alternative të zgjedhin edhe rrugën e Ndroqit në drejtim të Durrësit, por edhe rrugën e Elbasanit në drejtim të jugut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shefi i trafikut interurban thotë se në këto dy akse alternative nuk ka trafik dhe ua bën më të lehtë drejtuesve lëvizjen.

Bllokimi i autostradës krijon kaos dhe varg me makina (FOTO/VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?