Bllokohet sistemi TIMS në Portin e Durrësit, mbi 100 pasagjerë në pritje prej 2 orësh

Qindra pasagjerë që janë kthyer sot nga porti i Barit në Itali kanë mbetur të bllokuar në terminalin e pasagjerëve në portin e Durrësit.

Shkak është bërë bllokimi i sistemit TIMS të policisë. Po ashtu mesohet se sistemi online nuk funksionon dhe për këtë arsye mbi 100 pasagjerë kanë më shumë se 2 orë që presin të vulosin pasaportat e tyre në pikën kufitare.

Të irrituar e të shqetësuar me fëmijë të vegjël në krah apo të moshuar, ata kërkojnë zgjidhje për situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasagjerët kanë udhëtuar për gjitha natën dhe po kalojnë edhe paraditen në Portin e Durrësit. Punonjësit e policisë janë të gatshëm në 4 sportele.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?