BOOM: Kryebashkiaku Mziu shkel premtimin publik, në vend të pagave u jep “dru” mësueseve

Rasti i mësueseve të ciklit parashkollor në Kamëz, të cilat nuk paguhen nga ana e Bashkisë me urdhër të kryetarit Xhelal Mziu, krijoj jehonë gjatë transmetimit në “Boom” në muajin prill.

“Boom” denoncoi emërimet e dy mësueseve të parashkollorit në të njëjtin kopsht, nga dy institucione paralelisht, edhe nga Bashkia edhe nga Drejtoria Arsimore Kamëz. Përballë paligjshmërisë, Bashkia Kamëz premtoi në prill se pagat e mësueseve do të kalonin brenda muajit.

Gati dy muaj pas premtimit, Bashkia Kamëz nuk i ka paguar ende mësueset, duke e kthyer premtimin në një mashtrim publik. Duket se kryetari i djathtë po i bën karshillëk qeverisë kësaj here me paratë e saj, pasi fondi i pagave të mësueseve është fond i ministrisë së arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përveçse i ka lënë pa rroga, mësueset në përpjekje për të takuar Kryetarin janë dhunuar, madje hedhur disa metra tutje nga makina e kryetarit Mziu. Për të dyja ngjarjet gazetarja e Boom ka shkuar dy ditë me rradhë pranë Bashkisë Kamëz, për të takuar Kryetarin Xhelal Mziu, por në asnjë rast nuk është pritur nga ana e tij. Përballë arrogancës që buron nga paligjshmëria, Boom ju drejtua edhe Kryetarit të të djathtëve Basha, i cili u shpreh: Edhe pas thirrjeve të opozitës kundër arrogancës në pushtet,duket se shembuj të tillë, nuk mungojnë nga të dyja palët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?