Bota “dridhet” prej virusit. Gati 2 milionë dhe 120.871 viktima
Bilanci i vdekjeve nga koronavirusi është gati 2 milion të prekur dhe mbi 120 mijë të vdekur. Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 475 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, nga të cilët 25 kanë ndërruar jetë. Gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 8 persona, nga 236 të testuar, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248.
KOHA JONË SONDAZH

