Braziliani në Vlorë s’i bindet policisë, përfundon në pranga
Një shtetas brazilian, 30 vjeç, Mauricio Leal, është arrestuar sepse nuk i ishte bindur Policisë.
Policia e Vlorës njoftoi se arrestimi u bë në radhimë, pasi u konstatua se Leal po drejtonte Benz-in pa leje drejtimi përkatëse dhe duke udhëtuar në këto kushte, as nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë Rrugore për të ndaluar.
Tashmë, i riu nga Brazili do të dalë para gjyqit me akuzat: “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

