Breshëri plumbash në Vlorë. Panik në qytetin bregdetar
Aktualitet E Diel, 23 Maj 2021 18:32
Të shtëna me armë zjarri sapo janë raportuar nga qyteti i Vlorës. Burime policore bëjnë me dije se të shtënat kanë ndodhur në hyrje të fshatit Kaninë.
Mësohet se uniformat blu kanë gjetur të paktën 25 gëzhoja, ndërsa kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Nuk dihet ende nëse ka viktima, por dyshohet se është qëlluar me breshëri në ajër./

