FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Britani, kapen 13 emigrantë shqiptarë në një kamion

 Polakja Sylwia Pietrzak u paraqit në gjykatë, me akuzën për fshehjen e 13 emigrantëve të paligjshëm, në pjesën e pasme të një kamioni. 13 shqiptarë u gjetën në rrugën “New Harbour” (në foto) më 23 tetor të këtij viti. Ata ishin transportuar në arka të projektuara posaçërisht për një kamion. Prokurorët pretendojnë se shtetasja polake, ndihmoi 13 personat në një shkelje të ligjit të emigracionit, duke fshehur shtetasit e vendit që s’është ende anëtar i BE-së, në automjet. Emigrantët e paligjshëm janë rikthyer në Shqipëri. Ndërkohë që 30-vjeçarja pritet të gjykohet për shkeljen e pretenduar. Njerëzit u paguajnë shumë para personave që merren me transportimin e emigrantëve, në të gjithë Evropën. Personat të cilët mundësojnë hyrjen e emigrantëve ilegalë, mund të përballen me 14 vjet burg ose një gjobë të pa përcaktuar.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?