”Burg pa afat” për 18-vjeçarin, avokati: U godit me grushte nga policia
Gjykata e Tiranës jep masën “burg pa afat” për 18-vjeçarin Daniel Drobaj. Ai akuzohet për plagosjen e efektives së policisë Ina Nuka me kapsollë. Fill pas vendimit, avokati i tij, Alfred Duka, ka deklaruar se prokuroria nuk ka prova dhe se 18-vjeçari është dhunuar nga policia duke u qëlluar me grushte.
Pjesë nga deklarata e Avokatit
I mbrojturi prej meje nuk ka kryer asnjë vepër penale për shkak se plagosja e rëndë me dashje që prokuroria pretendon se e ka kryer, nuk kemi asnjë rrethanë konkrete që ligji parashikon. Nëse ai e ka hedhur një kapsollë në drejtim të grumbullit të policisë nuk ka pasur qëllim për të dëmtuar ndonjë policë. Nuk kemi konfimin për nivelin e dëmtimit të të dëmtuarës, pasi Instituti i Mjekësisë nuk ka dalë me një rezultat për nivelin e dënimit. Përsa i përket kundërshtarimit të policisë, ai ka dalë në mbrotjje të banesës nuk ka ushtruar dhunë.
Protesta është në natyrën e saj, qëndresa e qytetarëve dhe nuk ka pranuar për ta shoqëruar në polici. Dhunë ndaj 18-vjeçarit? Kam shkuar dhe takuar drejtues të komisariatit për ta dorëzuar ka qenë çështje kohe kur i ati e ka nxjerrë nga banesa duke udhëtuar drejt komisariatit dhe policia e ka ndaluar. Pasi e kanë futur në makinë e kam takuar më pas, sipas tij është ushtruar dhunë me sharje dhe goditje me grushte.
Prokuroria nuk ka asnjë provë se plagosjen e ka kryer Drobaj, por pretendon se ka një kohë televizive dhe në mënyrë të përafërt pretendojnë se mund të jetë ky person. Ka pranuar se ka hedhur tre kapsolla.

