Burrel, ura e dëmtuar izolon banorët prej 8 muajsh

Kanë kaluar tetë muaj që kur ura e Urakës në bashkinë e Matit u dëmtua nga vërshimet për shkak të shirave të dendur, por 250 banorët e dy fshatrave kanë mbetur thuajse në izolim. Ata kanë kërkuar riparimin e urës që të kenë mundësi të shkojnë deri në Urakë, pasi siç thonë, për të shkuar në Europë, mund të presin akoma.

Rreth 250 banorë të fshatrave Laç e Kodër Laç në bashkinë e Matit, prej rreth 8 muajsh jetojnë pothuajse në izolim, pasi ura që  i lidh me Urakën u dëmtua nga vërshimi i lumit 8 nëntorin e vitit të kaluar. Banorët thonë se kanë kërkuar ndërhyrjen e pushtetit vendor, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ura tip pasarelë e ndërtuar më lart nuk u shërben banorëve, pasi deri aty duhet të përshkojnë mbi pesë kilometra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave të shtetit për të zbutur situatën e vështirë në të cilën jetojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?