Burri dhe mjekët grek i nxjerrin një nga binjaket, një muaj para lindjes (VIDEO)
Një histori tronditëse është publikuar dje në emisionin “Shihemi në Gjyq” ku nëna ka akuzuar babain e fëmijëve se i ka zhdukur një vajzë. Zemritja nga Peshkopia ka akuzuar burrin e saj Dhimitër Shini.
“Jam njohur më datë 8 tetor 2007 ndërkohë që në Gjendjen Civile ishte shpallur martesa ende pa u bërë fejesa”,-shpjegon Zemritja.
Ndër të tjera ajo thekson se ish-bashkëshorti i ka zhdukur një vajzë. “Më shtruan pa arsye në spitalin grek pa arsye një muaj para datës që unë do të lindja”,-shpjegon ajo.
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=EWo-q_gU2zM” width=”560″ height=”315″]

