Burri i vrau veten, 24-vjeçarja: Më tha shihemi në atë dynja
Një histori e dhimbshme është treguar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” ku një 24-vjeçare humbi bashkëshortin ndërkohë që priste të sillte në jetë fëmijë e tyre të tretë.
Gjatë intervistës në studio ai ka treguar peripecitë që ka kaluar që nga ai moment, ndërsa flet edhe për telefonatën e fundit me bashkëshortin.
Ikja tregoi se kishte ikur nga shtëpia në një fshat të Korçës, drejt Pogradecit që të ishte afër spitalit dhe pikërisht atëherë merr vesh lajmin e kobshëm.
“Më lajmëruan komshinjtë që kishte varur veten. Ne folëm në telefon, ai ishtei mërzitur. Kur folëm për herë të fundit më tha bëji të fala babit.
Takohemi në atë dynja. U thashë prindërve të të tij këtë llaf. “Nuk ka mundësi ta bëjë ai atë gjë më thanë. I bija telefonit papushim, por nuk e hap më- tregon Ikja.
Por përveç kësaj, ajo ka mbetur rrugëve tani bashkë me tre fëmijët për shkak se vjehrri nuk e lejon të kthehet në shtëpinë e bashkëshortit, me pretendimin se ajo iu takon tashëm djemve të tij.
Ikja tregon se vjehrri e akuzon si shkaktare në vetëvarjen e të shoqit. I moshuar ka folur në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” dhe me zërin që i dridhej ka treguar çfarë mendon për nuses së djalit, shkruan BW.
“Ata flisnin bashkë në telefon. Ziheshin. Nuk e di çfarë thoshin. Ajo s’më thonte ndonjëherë. Po të më kishte thënë mua, ndoshta do ta kisha ndihmuar, s’do kishte vrarë veten ai im bir. Mundohuni ta ndihmoni. Unë jam 75-vjeç.
Një dhomë kam për shtëpi, ndaj ju lutem të vini dorën në zjarr për atë nuse e ata fëmijë. Shtëpinë në fshat nuk e shes. Kam lindur në atë shtëpi, jam rritur.
Kam edhe dy djem të tjerë, mund të shkojnë me pushime kur të duan. S’ka ditë e natë që nuk qaj unë për atë djalë e ata fëmijë, por nuk i ndihmoj dot. Nëna t’i rrisë”, – tha i moshuari.

